Sport

Zemëratë në Brazil, pas komenteve raciste ndaj Vinicius. Të gjithë në kor: "Baila Vini Jr!"

Pelé, Neymar dhe shumë personalitete të tjera braziliane, shprehën indinjatën e tyre të premten, pas komenteve të konsideruara raciste kundër sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Jr, në një program televiziv spanjol.

17 Shtator 2022, 08:02 Nga DOSJA

Zemëratë në Brazil, pas komenteve raciste ndaj Vinicius. Të

SPANJE - Në emisionin ‘Chiringuito Show’ të së enjtes mbrëma, agjenti i lojtarëve Pedro Bravo tha se anësori brazilian 22-vjeçar i Real Madridit, Vinicius Junior duhet të ndalojë "majmunin"  gjatë festimeve të golave ​​të tij. Kjo u cilësua raciste nga shumë personalitete të botës së futbollit, të cilët e mbështetën këtë lojtar që feston golat e tij duke kërcyer me shokët e skuadrës.

Në stadiume, shumë lojtarë me ngjyrë, janë përballur me racizëm nga tifozët, që imitojnë klithmat e majmunit. "Edhe nëse racizmi ekziston ende, kjo nuk do të na pengojë të vazhdojmë të buzëqeshim,"- postoi Pelé, legjenda e gjallë e futbollit brazilian, në Twitter. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë racizmin në mënyrën tonë: duke luftuar për të drejtën tonë për të qenë të lumtur”.

Zemëratë në Brazil, pas komenteve raciste ndaj Vinicius. Të

"Baila Vini Jr" (Kërce, Vini Jr), postoi Neymar, duke u frymëzuar nga hashtag-u #BailaViniJr, i cili kryesonte tendencat në Twitter në Brazil të premten. Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) lëshoi ​​një deklaratë për shtyp, në të cilën shprehej se ishte "në solidaritet" me sulmuesin e Madridit, viktimë e "deklaratave raciste".

Nga ana e tij, Real Madrid ka shprehur "refuzimin e çdo lloj shprehjeje raciste dhe ksenofobike" dhe do të mobilizojë departamentin e tij ligjor për "të marrë masat e nevojshme ligjore".

Përballë kësaj valë indinjate, Pedro Bravo kërkoi falje në Twitter, duke shpjeguar se për të, “të bësh majmunin është një shprehje e keqpërdorur për të cilësuar (bëni marrëzi) në mënyrë metaforike vallet e festimeve” të lojtarit.

Zemëratë në Brazil, pas komenteve raciste ndaj Vinicius. Të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll