Politike

Mbi 2200 ton naftë kontrabandë nga Libia, Rama: S’merrem me anije, çështja i përket drejtësisë

Rama nuk dha një përgjigje duke thënë se ai “nuk merret me anije”, ndërsa shtoi se çështja i takon organeve të drejëtsisë.

17 Shtator 2022, 13:14 Nga A.B
Mbi 2200 ton naftë kontrabandë nga Libia, Rama: S’merrem me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme për naftën kontrabandë që ka ardhur në Shqipëri ditët e fundit, konkretisht anija e nisur nga Libia me rreth 2200 tonë naftë dhe thyerjen e embargos ndaj këtij shteti. Rama nuk dha një përgjigje duke thënë se ai “nuk merret me anije”, ndërsa shtoi se çështja i takon organeve të drejëtsisë.

“Nuk merrem me anije, çështja i takon organeve të drejëtsisë, policia ka bërë detyrën dhe nga ana tjetër sikiur edhe media të bëjë detyrën e vet dhe të mos përdor fuqinë e saj për të disinformuar apo për të sulmuar dhe për të vënë gjoba qoftë për autoritetet shtetërore qoftë për objekte biznesi, kjo do ishte një kontribut për ta bërë Shqipërinë më të mirë”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll