Politike

Ambasada e Zvicrës përgënjeshtroi Qeverinë, Rama: Kërkoj ndjesë, mund të jem ‘viktimë’

Rama tha se mund të ketë rënë pre dhe viktimë e një informacioni jo të plotë e të saktë.

17 Shtator 2022, 13:10 Nga A.B
Ambasada e Zvicrës përgënjeshtroi Qeverinë, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë për informacionin e gabuar që kishte marrë për rastin e Zvicrës, për masat shtrënguese për krizën energjitike. Gjatë konferencës për mediat, Rama tha se mund të ketë rënë pre dhe viktimë e një informacioni jo të plotë e të saktë.

'Lidhur me shembullin që sollët, s’e kam dëgjuar këtë keqkuptim, nuk e di por nuk ka rëndësi, mbase mund të jetë një shembull që vjen si rezutlat i një keqkuptimi, mbase kam rënë dhe unë viktimë e një informacioni jo të plotë e të saktë. Kërkojë ndjesë jemi në një kohë të tillë, por kjo nuk do të thotë aspak që bota nuk është e mbushur me masa të tilla shtrenguese . Unë do e verifikoj e do e marr vesh saktësisht si është rasti por shikoni Gjermaninë, shikoni Britaninë e Madhe se si vendet e zhvilluara që nuk të shkon mendja po paraqesin para popujve të tyre planet e kufizimeve të energjisë, gjë që ne nuk kemi dëshirë ta bëjmë.

Per ata qe me permendin Kosoven, Kosova ka halle shumë të mëdha të një natyre tjetër që vijnë nga një strukturë tjetër e prodhimit të energjisë por Kosova përgatitet për kufizime dhe më të rënda. Ndërkohë jemi në bashkëpunim për të ndihmuar njëri-tjetrin sa më shumë.'- u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll