Politike

"Librat janë falas", Rama u kthehet keq prindërve: Komentojnë me gjuhë vulgare dhe nuk edukojnë fëmijët

Kryeministri u shpreh se nuk është e vërtetë diçka e tillë si dhe iu përgjigj me këtë rast të gjithë prindërve që kanë ankesa për gjendjen e librave duke u shprehur se në vend që të edukojnë fëmijët për kujdesin ndaj librit flasin me një gjuhë vulgare.

17 Shtator 2022, 12:18 Nga e.k
"Librat janë falas", Rama u kthehet keq prindërve:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një prindi që e pyeti në lidhjet me shpërndarjen e librave falas që po bëhet nëpër shkolla. Ajo shkruante se nuk mund të themi që janë libra falas pasi ne paguajmë.

Kryeministri u shpreh se nuk është e vërtetë diçka e tillë si dhe iu përgjigj me këtë rast të gjithë prindërve që kanë ankesa për gjendjen e librave duke u shprehur se në vend që të edukojnë fëmijët për kujdesin ndaj librit flasin me një gjuhë vulgare.

Pyetje: Pse thoni librat falas kur ne i paguajmë?

Edi Rama: Librat janë falas për të gjithë jo vetëm për ata me ndihmë ekonomike. Nuk e di se si është rasti konkret por adresohuni në portalin e bashkëqeverisjes. Librat falas nuk i përdorim vetëm një vit. Nuk e kemi shpikur ne, e kanë vende si Suedia, bëhet për të edukuar fëmijët për kujdesin e liberit. Librat e përdorur sigurisht nuk ëhstë një libër fringo i ri por është çështje edukate dhe jo financiare. Komentet nuk i bëjnë fëmijët, i bëjnë prindërit dhe nhuke kuptoj këtë logjikë, dhe nuk ua përcjellin fëmijëve kujdesin për librin. Flasin me gjuhë vulgare.

edi rama

Sondazh

Poll