Politike

Fati i Ervis Martinajt/ Rama: Policia e ka që sot një përgjigje, shumë shpejt do kemi prova

Kreu i qeverisë tha se një përgjigje për opinionin publik nuk mund të jepet pasi ka nevojë të mbështetet dhe në prova.

17 Shtator 2022, 12:34 Nga A.B
Fati i Ervis Martinajt/ Rama: Policia e ka që sot një përgjigje,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në konferencën e mbajtur me gazetarët, se Policia e Shtetit ka dijeni për fatin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt. Mirëpo, kreu i qeverisë tha se një përgjigje për opinionin publik nuk mund të jepet pasi ka nevojë të mbështetet dhe në prova.

'Më bëjnë me shenjë që kam lënë pa dhënë një përgjigje, nëntë ditë për policinë lidhur me…Nëse përgjigja do ishte aty e do ishte mbajtur e fshehur do dilte, por për 9 ditë.. jam shumë besimplotë që do e kemi shpejt. Se përgjigja e policisë duhet të jetë një përgjigje që do mbështetet dhe në prova. Nuk është thjesht një përgjigjje që pak a shumë e kemi që sot po s’mund të thuhet zyrtarisht, por kërkohet të jetë e provuar.'- u shpreh Rama.

Ervis Martinaj, biznesmeni i lojërave të fatit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 8 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi. 

edi rama ervis martinaj

Sondazh

Poll