Politike

Rama: Shqipëria do të jetë eksportues neto i Energjisë brenda vitit 2030

Rama shtoi se Shqipëria nuk e ka në plan që të bëjë kufizime të energjisë, njësoj si po e bën Gjermania, Zvicra apo vende të tjera. 

17 Shtator 2022, 12:56 Nga A.B
Rama: Shqipëria do të jetë eksportues neto i Energjisë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria do të jetë eksportues neto i Energjisë brenda vitit 2030. Gjatë konferencës për mediat, Rama shtoi se Shqipëria nuk e ka në plan që të bëjë kufizime të energjisë, njësoj si po e bën Gjermania, Zvicra apo vende të tjera. 

'Çfarë nuk është thënë, do helmojnë...janë pronë e kompanisë amerikane, kemi projektin e transformimit të TEC të Vlorës, i cili prej vitesh u ndërtua ku u shpenzuan shumë miliona, u la një gërmadhë që nuk iu afrua dot njeri. Do kemi 300 megavat, këto termocentralet lundruese do të na japin 114 mega. Nuk kanë ardhur këtu si rrënoja por si rezultat i një pune diplomatike. Se të gjesh sot të tilla struktura sot është e pamundur. Të tilla struktura janë pak, si këto ka në Manhatan e në Berlin. Kemi shtuar energji për vendin tonë. Jemi në kushtet ku po punojmë për një strategji pavarësie për vendin tonë, e kemi filluar që në ditën 1. Nuk jemi kujtuar tani për asgjë por cdo gjë ka kohën e vet se të bëheshin të gjitha gjërat për 9 vjet do ishim bërë, do bëhen tani deri në fund. Me të gjitha stërkëmbëshat e politikës e medias. Të gjitha këtu një për një, Shqipëria do të jetë eksportues neto i Energjisë brenda vitit 2030. Ne do e kalojmë këtë krizë. Mund të shkoni të shikoni Gjermaninë, Zvicrën, vende të zhvilluara se si po kufizojnë energjinë, gjë që ne nuk kemi plan për ta bërë. Sot nuk kemi në syrtar një plan që do ju themi do kemi kufizime.'- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll