Politike

Protesta e pedagogëve, Rama: S'ka me kërcënime dhe ultimatume, sigurisht që do ketë rritje rroge

Rama u shpreh se asgjë nuk mund të kërkohet me kërcënime apo me ultimatume.

17 Shtator 2022, 12:39 Nga A.B
Protesta e pedagogëve, Rama: S'ka me kërcënime dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme protestën e pedagogëve të cilët kërkojnë rritje pagash. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët online, Rama tha se qeveria ka gati një paketë mbështetje për universitetin, ku këtu përfshihet dhe rritja e pagave për pedagogët. Ai u shpreh se asgjë nuk mund të kërkohet me kërcënime apo me ultimatume.

“Është momenti për ta përsëritur që me forcë e ultimatume mua e kësaj qeverie nuk i merret gjë. Aq më tepër që me pedagogët kemi një tryezë të hapur që do mbahet besoj nga tetori. Do të vlerësojmë suksesin. Po përgatisim një paketë mbështetje për universitetin. Sigurisht që kjo do të përfshijë dhe një rritje pagash. Por këto daljet me kërcënime për greva, nuk e di se si janë këto në një kohë krize. Janë shumë më mirëkuptues pensionistët se sa disa që nuk e di nëse meritojnë rrogën që kanë. Po them për disa që bërtasin më shumë se të gjithë.'- u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll