Ortaku i Sinaloa-s në kryeministri, Rama: Ju lashë Zotin, kryqëzuat familjen pa verifikuar asgjë
Rama mohoi lidhjen me kartelin 'Sinaloa'.
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me artikullin e mediave spanjolle ku thuhej se karteli i drogës ‘Sinaloa’ është i lidhur me mafian shqiptare. Gjatë konferencës për mediat, Rama tha sot se nuk ka lidhje me asnjë grup ilegal e se nuk përfshihet në të tilla fabula, që sipas tij janë trillime mediash.
'Unë nuk besoj se ka dallim të madh mes medias në fjalë dhe medias tuaj, mendoj se është e njëjta gjë. Mund të thuhen të vërteta dhe gënjeshtra. E konsideroj të neverishme se me një artikull që del diku, merret një familje e tërë shqiptare dhe kryqëzohet nga mëngjesi deri në darkë, pa i pyetur se me çfarë merret. Merret njeriu me i kërkuar në botë, e thuhet se i pastron paratë në Shqipëri. Nuk e di sesi bëhen këto pa asnjë kërkim e verifikim, thjesht kap emra e ngri e uli kriminel, trafikant, ju qofshi dhe zoti ju paste në kujdes të gjithë ju që merreni me këtë sport. Unë jam i pafuqishëm për të bërë çdo gjë tjetër, unë nuk njoh asnjë kartel, nuk kam lidhje me një kartel ilegal, nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe për të jashtënxjerrë më shumë, jetoj për arsye të tjera, nuk ka arsye të tjera si t'jua shpjegoj. Ua kam lënë zotin atyre që ndërtojnë të tilla fabula që përfshihen në këto vrulle sulmesh dhe goditje që shkatërrojnë familje, jetë njerëzish.'- u shpreh Rama.
Dosja.al publikoi më 4 tetor 2020, foto ekskluzive të Luftar Hysës dhe Besnik Lulajt, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri të cilët u panë të dilnin nga zyra e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë. Vizita u krye në atë kohë në kuadër të vizitës së Hauptmann në Shqipëri, kur Rama ishte në vrullin politik për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare.
Në atë kohë, Dosja.al u interesua pranë CDU/CSU, nëse vizita e Hauptmann kishte ndonjë mision politik, por një gjë e tillë na u mohua. Dhe lajmi i gazetës meksikane "El Universal" për ortakët e kartelit Sinaloa në vendin tonë, i dha përgjigje pyetjes së ngritur dy vite më parë, duke regjistruar kështu dhe një skandal në zyrën e njeriut që qeveris vendin. Kryeministri tashmë pret ortakët e narkotrafikantit më të madh në botë, Ismael Mayo Zambada, i cili është në ‘luftë’ me djemtë e Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, i njohur gjerësisht si El Chapo, për drejtimin e kartelit.
Çfarë raportonte media meksikane El Universal?
Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.
Sondazh
'Lobimet ruse janë fakt'/ Rama: Ish-ambasadori i SHBA u sulmua nga të gjitha anët
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se financimet ruse në PD është fakt, ndërsa akuzoi prokurorinë se nuk ka b&eu...
"Librat janë falas", Rama u kthehet keq prindërve: Komentojnë me gjuhë vulgare dhe nuk edukojnë fëmijët
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një prindi që e pyeti në lidhjet me shpërndarjen e librav...
Kërkoi dorëheqjen e Gledis Nanos? Rama e pranon: Po ia kërkova, të hënën ma konfirmoi
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot lajmin e Dosja.al për dorëheqjen e ish-drejtorit të policisë Gledis Nano. Dit...
Qytetari e pyet për rrugën e Arbrit, Rama: Nuk iki pa e mbaruar! Rrugë të lëna rrugëve nuk do ketë më
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të largohet nga pushtetti pa mbaruar rrugën e Arbrit. D...
Rama premton: Do rrisim rrogat e zjarrëfikësve!
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama premtoi ditën e sotme se do të rrisë rrogat e zjarrëfikësve. Gjatë konferencë...
Pyetja e gazetarit për deputetin e PS, Rama: Laje gojën kur përmend Erion Braçen!
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u tregua shumë i rreptë ditën e sotme kur u pyet për largimin e nxënësve nga vend...
Rama: Tirana sot qyteti më i pastër, kemi çmimin më të ulët për përpunimin e mbetjeve
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama u shpreh se Tirana është sot qyteti më i pastër në rajon dhe kjo falë impiantit ...
'E kam të thjeshtë të bëj pazare me oligarkët'/ Ndërtimet pa leje, Rama: Të pasurit 'blejnë' gjykatësit
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se të pasurit në Shqipëri i zgjidhin punët duke bashkëpunu...
Rama flet për njohjen me ish-shefin e FBI-së që po hetohet për lidhje me rusët: Është miku im por çështja s'ka lidhje me mua
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot per miqesine me ish shefin e FBI-se qe po hetohet ne SHBA per lidhje me ruset. Rama tha se ai...
Rama u gjen zgjidhjen të rinjve: Me 20 mijë paund mund të ndërtoni agroturizëm në Has ose Kukës
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ofroi një zgjidhje për të gjithë të rinjtë që duan të shkojnë drej...
