Politike

Qytetari e pyet për rrugën e Arbrit, Rama: Nuk iki pa e mbaruar! Rrugë të lëna rrugëve nuk do ketë më

Duke folur gjatë një konference virtuale me gazetarë e qytetarë ishte ky i fundit që e pyeti kreun e ekzekutivit se kur do të përfundojnë punimet në rrugën e Arbrit ku nuk kurseu as ironitë për opozitën.

17 Shtator 2022, 12:13 Nga A.B e.k
Qytetari e pyet për rrugën e Arbrit, Rama: Nuk iki pa e mbaruar!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të largohet nga pushtetti pa mbaruar rrugën e Arbrit.

Duke folur gjatë një konference virtuale me gazetarë e qytetarë ishte ky i fundit që e pyeti kreun e ekzekutivit se kur do të përfundojnë punimet në rrugën e Arbrit ku nuk kurseu as ironitë për opozitën.

Pyetje: A ka premtim tjetër për Rrugën e Arbrit?

Edi Rama: Tani vëtem të shkoj dhe ta kap tunelin me grushta se gjë tjetër nuk di çfarë të bëj. Në tunelin e Murrizit punohet përditë, nuk është diçka që mund ta parashikonim. Në tunelin e Llogarasë ka dalë një shpellë brenda, duhet një kohë më e gjatë për të kapërcuar këtë gropë që ka dalë. Në tunelin e Murrizit ecet por me shpejtësinë e breshkës. Nuk kam arsye pse t'u kërkoj falje dibranëve. Rrugë të lëna rrugëve, nuk ka me mua dhe me ne. Ne na ka vonuar shumë rrugë që ishin me korrupsion të madh, pa financime, me të gjitha hallet e kësaj bote. Ja ku jemi sot dhe rrugën e Arbrit do ta përfundojmë me se s'bën. Të gjithë dibranëve që i shkojnë pas atij që ju përmendni, nëse doni që të iki, kjo nuk bën vaki pa mbaruar Rrugën e Arbrit. Më mirë me rrugën e Arbrit se me atë rrugë pa shpresë ku jeni zhytur e nuk e kuptoni se sa thellë qëndroni.

edi rama

Sondazh

Poll