Sport

"Galtier di t’i menaxhojë kampionët. Ai është i sinqertë dhe i drejtë me lojtarët"...

Drejtori sportiv Luis Campos flet me superlativa për trajnerin Galtier, si dhe për rregullat që ka vendosur ai në dhomat e zhveshjes së PSG-së

17 Shtator 2022, 07:18 Nga DOSJA

"Galtier di t’i menaxhojë kampionët. Ai është i

FRANCE - "Të menaxhosh egon brenda dhomës së zhveshjes? Galtier është në gjendje ta bëjë këtë, sigurisht". Këtë ka thënë Luis Campos, në një intervistë për ‘RMC Sport’. I pyetur edhe nëse ishte i shqetësuar për vështirësitë që mund të kishte trajneri me shumë kampionë, ai tregoi një qetësi të madhe:

"Ai e ka treguar tashmë këtë duke mbajtur Neymar në pankinë kundër Nantes. Ajo që më pëlqen te Christophe është ndershmëria e tij. Ai flet direkt me lojtarët. U shpjegon rregullat e lojës, u ka mësuar se duhet të jenë vetvetja, po flasim për rigorozitet dhe harmoni. Rregullat janë aty, lojtarët kanë ardhur gjithmonë në kohë që nga fillimi i sezonit. Zero vonesa.

Ne e vendosëm menjëherë si rregull, por lojtarët e kuptuan menjëherë. Ata e kuptuan se ne mund të ishim një ekip i jashtëzakonshëm. Ne duhet të mbrojmë planin e lojës së Christophe, që është të mbrohemi dhe të sulmojmë së bashku".

Plani i lojës, megjithatë, dukej se nuk funksionoi shumë mirë kundër Maccabi Haifa? "Në pjesën e parë patëm 15 minuta të para të mira dhe nuk respektuam parimet tona të lojës për 30 minutat e mbetura. Kështu tha Christophe në pjesën e parë. Pjesën e dytë, e cila mbase nuk ishte shumë e bukur, ne e kishim në kontroll. Duhet të kihet parasysh se kemi bërë edhe një rrugë të gjatë, fusha nuk ishte e madhe dhe ishte shumë vapë”.

"Galtier di t’i menaxhojë kampionët. Ai është i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll