Sport

Gattuso: “Cavani është mirë, shpresoj të luajë nga minuta e parë dhe të shënojë”…

Trajneri i Valencias tani mund të llogarisë edhe sulmuesin uruguajan pas disa javësh përgatitje fizike

17 Shtator 2022, 07:11 Nga DOSJA

Gattuso: “Cavani është mirë, shpresoj të luajë

SPANJE - Gennaro Gattuso u ul në dhomën e shtypit sportive, me listen me emra të skuadrës spanjole ende të ngrohtë. Trajneri italian do të përballet me Celtën (18:30) në ndeshjen e fundit, para pushimit për ndeshjet ndërkombëtare, kohë gjatë së cilës ai do të udhëtojë drejt Singaporit, së bashku me presidentin Layhoon dhe Miguel Corona, të thirrur nga aksioneri i shumicës, Peter Lim. 

Trajneri italian konfirmoi se sulmuesi Edinson Cavani do të luajë minutat e para në Mestalla: "Cavani është mirë. Eshtë njeriu i ndeshjes për ne. Do të vendosim nëse ai është gati të luajë nga minuta e parë apo jo. Ai është stërvitur mirë. Ne jemi të lumtur që ai është gati, çfarë pres nga ai? Le të shënojë.

Më pëlqen fakti kur lojtarët e ekipit tim shkojnë në kombëtare për të përfaqësuar vendin e tyre. Cavani nuk do të shkojë, do të qëndron me ne. Ai e ka diskutuar këtë me trajnerin dhe është më mirë të qëndrojë këtu me ne. Jam i lumtur kur lojtarët e mi luajnë për kombëtaren. Do ta përgatisim mirë ndeshjen, për të parë se çfarë do të ndodhë,”- ka deklaruar Gattuso para ndeshjes së sotme me Celtën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll