Sport

Gol, traversë dhe dëmtim... Çekiçi i bën të gjitha ndaj Galatasarayt, por shqetëson Kombëtaren

Endri Çekiçi është bërë protagonist në ndeshjen e Konyaspor në transfertë ndaj Galatasaray.

16 Shtator 2022, 19:53 Nga DOSJA

Gol, traversë dhe dëmtim... Çekiçi i bën të

TURQI- Endri Çekiçi është bërë protagonist në ndeshjen e Konyaspor në transfertë ndaj Galatasaray. Futbollisti i Kombëtares realizoi në minutën e 15-të, golin e barazimit (1-1) për skuadrën e tij. Një super realizim nga ana e pogradecarit i cili shtangu portierin Muslera nga një distancë e konsiderueshme duke dërguar në festë shokët e skuadrës.

Në minutën e 28', sulmuesi preku edhe traversën dhe nga ajo goditje e fortë, mesfushori kërkoi të zëvendësohej për shkak të një problemi fizik. Lojtari u zëvendësua dhe sigurisht që kjo është një problem për Kombëtaren shqiptare, që do të luajë në shtator ndeshjet e Ligës së Kombeve.

E.Ç (Dosja.al)

cekici konyaspor

Sondazh

Poll