Sport

Tri realizime Teutës, tani Xhixha 'shënjestron' Partizanin: Nuk i dua para një goli në derbi

Redon Xhixha ishte protagonisti kryesor i ndeshjes së sotme mes Tiranës dhe Teutës pasi shënoi 3 gola në suksesin 4-0 të bardhebluve.

16 Shtator 2022, 19:38 Nga DOSJA

Tri realizime Teutës, tani Xhixha 'shënjestron' Partizanin:

TIRANË- Redon Xhixha ishte protagonisti kryesor i ndeshjes së sotme mes Tiranës dhe Teutës pasi shënoi 3 gola në suksesin 4-0 të bardhebluve. Por pas sfidës, ai tregoi për “Oversport” se ishte gati të falte tre golat për një të tillë në derbin e javës së 6 ndaj Partizanit.

“Çdo sulmues ka dëshirë të shënoj sa më shumë gola, edhe unë dua të shënoj sa më shumë. Por të fitojmë ndeshjen në radhë të parë e pastaj të vijnë golat.Gol në derbi? Nëse do të ishte në dorën time do i kisha falur tre golat sot, nuk i doja dhe të shënoja në derbi.

Hera e parë që shënoj 3 gola. Ndaj Shkumbinit në Kupë ka qenë ndeshja ime e parë me Laçin, tani harrohen”, tha Xhixha.

E.Ç (Dosja.al)

xhixha tirana partizani

Sondazh

Poll