Aktualitet

Aksident në Kukës, makina përplas të riun me motoçikletë

Mësohet se një makinë tip “Volkswagen” ka përplasur një 18-vjeçar me motoçikletë.

16 Shtator 2022, 19:23 Nga I.A
Aksident në Kukës, makina përplas të riun me
Foto ilustruese

KUKËS- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Mësohet se një makinë tip “Volkswagen” ka përplasur një 18-vjeçar me motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili është transportuar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Informacion paraprak Më datë 16.09.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Gostilit”, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. D., me motomjetin me drejtues shtetasin B. P., 18 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne kukes

Sondazh

Poll