Aktualitet

"Bandat shqiptare janë të pangopura", në pranga 41-vjeçari shqiptar në Itali, drejtonte trafikun e drogës në Modena

Gjithashtu në pranga ranë dhe një grua bashkë me një burrë të cilët akuzohen si bashkëpunëtor të 41-vjeçarit lu merreshin me pastrimin e parave të pista që vinin nga trafiku i drogës. Në momentin e arrestimit ajo kishte me vete në makinë një shumë prej 79 mijë eurosh që Policia dyshon se ajo donte t'i kalonte për në Shqipëri.

16 Shtator 2022, 16:31 Nga e.k
"Bandat shqiptare janë të pangopura", në pranga
Foto ilustruese

ITALI- Një 41-vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka përfunduar në prangat e Policisë italiane pasi akuzohet se është kreu i një grupi të strukturuar kriminal që merret me trafikun e drogës.

Gjithashtu në pranga ranë dhe një grua bashkë me një burrë të cilët akuzohen si bashkëpunëtor të 41-vjeçarit lu merreshin me pastrimin e parave të pista që vinin nga trafiku i drogës. Në momentin e arrestimit ajo kishte me vete në makinë një shumë prej 79 mijë eurosh që Policia dyshon se ajo donte t'i kalonte për në Shqipëri.

Policia italiane ka ngritur alarmin prej kohësh sa i përket trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që kryhet nga shqiptarët. 7 vitet e fundit Prokuroria italiane ka thelluar hetimet dhe ka çuar para drejtësisë shumë shqiptare, ndërkohë që shprehet se bandaqt janë të "pangopura" dhe gjithmonë vërshojnë më shumë kokainë në rrugët e Modenas.

policia italiane

Sondazh

Poll