Aktualitet

IGJEUM parashikoi përmbytje, Bashkia Lezhë ngre alarmin dhe vendos në dispozicion një numër emergjence për qytetarët

Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar sot se shirat që priten në fundjavë mund të sjellin përmbytje ose rrëshqitje dherash. Për pasojë, Bashkia publikoi numrin e posaçëm të telefonit për ndihmë nga ekipi i emergjencës.

16 Shtator 2022, 17:29 Nga e.k
IGJEUM parashikoi përmbytje, Bashkia Lezhë ngre alarmin dhe vendos
Foto ilustruese

LEZHË- Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar që moti këtë fundjavë do të marrë "kshesën" e papritur ku vendi do të përfshihet nga nga rebeshe shiu si dhe parashikohen përmbytje në disa qarqe. Dhe Bashkia e Lezhës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për banorët e saj lidhur me kushtet e motit.

Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar sot se shirat që priten në fundjavë mund të sjellin përmbytje ose rrëshqitje dherash. Për pasojë, Bashkia publikoi numrin e posaçëm të telefonit për ndihmë nga ekipi i emergjencës.

“Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje. Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit 068 33 12 049”. 

lezhe

Sondazh

Poll