Aktualitet

Çfarë ndodhi? Efektivi qëllon një qytetar brenda komisariatit të Patosit, Policia: E kërcënoi me gërshërë

Një qytetar i Patosit ka filmuar një efektiv policie, brenda komisariatit që po dhunon një qytetar.

16 Shtator 2022, 19:02 Nga k.m.
Çfarë ndodhi? Efektivi qëllon një qytetar brenda
Sherri në Policinë e Patosit

PATOS- Një video e filmuar në Patos është shpërndarë në rrjetet sociale. Një qytetar i Patosit ka filmuar një efektiv policie, brenda komisariatit që po dhunon një qytetar. E gjithë skena është kapur nga kamerat, ku fillimisht efektivi e kap nga jaka e bluzës dhe më pas, personi që debatonte me të shihet në tokë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Pas pamjeve të siguruara nga "JOQ", një sqarim ka dalë nga Policia e Shtetit. Sipas bluve, personi në video është një 57-vjeçar i dehur, që ka shkuar në gjendje të dehur në komisariat dhe ka kërcënuar me gërshërë një efektiv.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas në ambientet e stacionit të Policisë Patos, duke u konfliktuar me punonjësin e Policisë, ju sqarojmë se: Shtetasi B. H., 57 vjeç, banues në Rërës, Patos, në gjendje të dehur, ka shkuar në Stacionin e Policisë Patos, dhe ka kanosur me një palë gërshërë punonjësin e Policisë që ishte me shërbim, shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Fier,“- njofton Policia. Po ashtu, shtuan se 57-vjeçari u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë.J

patos policia e shtetit

Sondazh

Poll