Aktualitet

Covid, MSH: 75 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit

Nga 694 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 75 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 1,078 pacientë aktivë me COVID-19.

16 Shtator 2022, 18:09 Nga I.A
Covid, MSH: 75 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit
Foto ilustruese

TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 694 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 75 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 1,078 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.

Njoftimi i MSH-s:

Në 24 orët e fundit, janë kryer 694 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, 75 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 12 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Lushnjë, Sarandë, Berat Gramsh, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Himarë, Finiq, Dropull, Maliq, Devoll, Koçovë, Elbasan. Janë 1,078 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 149 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,649 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 75
Të shëruar në 24 orë 149
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 694
Testime totale 1,973,702
Raste pozitive 330,313
Raste të shëruara 325,649
Raste Aktive 1,078
Humbje jete 3,586
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 470
Shkodër 127
Elbasan 96
Fier 83
Durrës 81
Vlorë 58
Gjirokastër 47
Korçë 39
Berat 38
Dibër 18
Lezhë 16
Kukës 5

covid ne vend bilanci i covid ne shqiperi

Sondazh

Poll