Aktualitet

EMRI/ Mbytet një 59-vjeçar në Sarandë, roja detare tregon dinamikën e ngjarjes

Sipas rojes detare Sokol Alushaj që ndodhej tek kulla e vrojtimit tek plazhi “Krahu i Shqiponjës” mësojmë se, viktima kishte shumë pak që kish shkuar në plazh. 

16 Shtator 2022, 16:58 Nga e.k
EMRI/ Mbytet një 59-vjeçar në Sarandë, roja detare tregon
Foto ilustruese

SARANDË- Një 59-vjeçar i identifikuar si Xhevat Lleshi banues në Librazhd është mbytur sot aksidentalisht në det. 

Sipas rojes detare Sokol Alushaj që ndodhej tek kulla e vrojtimit tek plazhi “Krahu i Shqiponjës” mësojmë se, viktima kishte shumë pak që kish shkuar në plazh. 

"U ul fillimisht në breg dhe pastaj u fut në ujë. Nuk shkoi as 10 min në ujë kur persona që e panë që u zhyt dhe nuk doli folën me zë të lartë. Shkova e nxorra në breg, i bëra frymëmarrje, e ktheva nëse kishte marrë ujë po nuk nxorri gjë, veçse në fytyrë dhe trup kishte marrë ngjyrë të errët. Erdhi edhe një mjek që ndodhej në plazh. Dha edhe ai ndihmë po u pa se ishte i pajetë”, tha ai.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 16.09.2022, në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

sarande xhevat lleshi sokol alushaj

Sondazh

Poll