Aktualitet

"Si vajti ajo puna me “drejtorin” e lojërave të fatit?"/ Artan Hoxha MESAZH të koduar: Kërkojeni, kur ta gjeni...

Për të ironizuar zhvillimet më të fundit në vend dhe heshtjen e Policisë së Shtetit, Artan Hoxha përdor batuta nga filmi “Njeriu me top”.

16 Shtator 2022, 18:46 Nga k.m.
"Si vajti ajo puna me “drejtorin” e lojërave të
Artan Hoxha dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Edhe pse në vendet e Amerikës Latine, Artan Hoxha duket se ka në vëmendje zhvillimet më të fundit në vendin tonë, në sektorin e kronikës së zezë. Edhe njëherë përmend "drejtorin e lojrave të fatit", që për të është Ervis Martinaj dhe zhdukjen e këtij të fundit që më 9 gusht. Për të ironizuar zhvillimet më të fundit në vend dhe heshtjen e Policisë së Shtetit, Hoxha përdor batuta nga filmi “Njeriu me top”.

"Ore si vajti ajo puna me ate “drejtorin” e lojerave të fatit, qe “PATRONAZHIMI”, jo rregjimi, i dinte jo vetem makinen, po edhe targen???!!! Gjeten gje???!!! Si thote Tosun Baçi te “Njeriu me top”: “Jo po se mos e ka futur ndonjeri në xhep??!! Kerkojeni, kerkojeni!!! Kur ta gjeni, me lajmeroni!!! Ketu jam une, të Pinxhot e Ekuadorit,"-shkruan Artan Hoxha.

POSTIMI I PLOTË:

Që nga maji i këtij viti, 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi. 

artan hoxha zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll