Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit/ Shtyhet sërish seanca për Paplekajn, avokatët: Ishim në grevë, duam kohë

Avokatët thanë se kanë qenë në grevë dhe kanë bojkotuar seancat kur janë mbyllur hetimet, ndaj seanca gjyqësore e marrjes së këtij vendimi duhet të shtyhet për tu mbajtur në një tjetër datë.

16 Shtator 2022, 16:08 Nga F.M
Vrasja e Xhuvanit/ Shtyhet sërish seanca për Paplekajn, avokatët:
Arbër Paplekaj

ELBASAN- Dështon sërish seanca paraprake për Arbër Paplekajn dhe 8 policët e Elbasanit për ngjarjen që përgjaku fushatën zgjedhore të vitit 2021 në Elbasan, vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ditën e sotme, togat e zeza do të vendosnin nësë do të kalonin për gjykim çështjen apo do ta kthejnë për rihetim, por avokatët kërkuan më shumë kohë për tu njohur me dosjen. Ata theksuan kanë qenë në grevë kombëtare kundër hartës së re gjyqësore dhe nuk janë njohur me dosjen hetimore. Avokatët thanë se kanë qenë në grevë dhe kanë bojkotuar seancat kur janë mbyllur hetimet, ndaj seanca gjyqësore e marrjes së këtij vendimi duhet të shtyhet për tu mbajtur në një tjetër datë.

Arbër Paplekaj është i vetmi i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e nddhur më 21 prill të vitit 2021. Në këtë ngjarje mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë). 

Ish-nëndrejtori i Policisë Albert Nushi dhe Nikollaq Papa janë lënë në masën ‘arrest shtëpie’. Ata kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, në momentin që kishte nisur konflikti e përplasja me armë mes strukturës së mbrojtjes së votës të ngritur nga PD dhe Pjerin Xhuvanit, por u larguan me vrap. Këtë largim e filmuan kamerat e sigurisë dhe efektivët u pezulluan nga detyra. Hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes dhe për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre.  SMV-ja bllokoi mjetin e Mhmet Grecës, pasi pretendonte se ai po shpërndante para për të blerë votat për zgjedhje, por vetë drejtuesi i mjetit e mohoi këtë gjë. Përplasja e dhunshme solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Paplekaj, nga pamjet e filmuara, rezulton të ketë qëlluar mbi Xhuvanin, dhëndrrin e tij dhe Sotën, por ende nuk dihet se kush qëlloi mbi Prengën e Vuksanin.

arbër paplekaj pjerin xhuvani

Sondazh

Poll