Aktualitet

Rrebeshe shiu dhe përmbytje! Moti merr "kthesë" në fundjavë, IGJEUM: Këto qarqe rrezikojnë

Sipas parashikimit, qarqet Shkodër dhe Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, rrezikojnë nga përmbytjet për shkak të reshjeve intensive dhe rrëshqitjes së dherave.

16 Shtator 2022, 16:22 Nga e.k
Rrebeshe shiu dhe përmbytje! Moti merr "kthesë" në
Foto ilustruese

TIRANË- Fundjava duket se do sjellë zyrtarisht stinën e vjeshtës në vendin tonë. Sipas Institutit të Gjeoshkencës fundjava pritet të sjellë reshje të shumta shiu si dhe përmbytje në disa zona ku pritet të ketë vërshime të lumenjve.

Sipas parashikimit, qarqet Shkodër dhe Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, rrezikojnë nga përmbytjet për shkak të reshjeve intensive dhe rrëshqitjes së dherave.

Në zonat urbane, në po këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Në lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës, Drini i Lezhës dhe Mat pritet një rritje e prurjeve.

PARASHIKIMI METEO
--------------------------
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.16) dhe nesër (e shtunë, dt.17) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës. Ndërsa, në qarqet Fier dhe Berat priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen dhe me shtrëngata në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 28 °C
në vendet e ulëta: 20 / 31 °C
në vendet malore: 16 / 24 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.16) dhe nesër (e shtunë, dt.17) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.
ZJARRET NË PYJE
--------------------
Sot pasdite (e premte, dt.16) pritet niveli “I MODERUAR’’ në shumicën e qarqeve. Nesër (e shtunë, dt.17) pritet niveli “S’KA RREZIK” pothuajse në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

parashikimi i motit instituti i gjeoshkencave

Sondazh

Poll