Aktualitet

Dy pasaporta me personalitete të ndryshme, kapet shqiptari në Itali, në çantë kishte dokumente të falsifikuara

I riu, i paidentifikuar nga mediat italiane, kishte dy dokumente, një shqiptare dhe një rumune, me emra të ndryshëm, edhe pse fotoja tregonte të njëjtin person.

16 Shtator 2022, 15:38 Nga k.m.
Dy pasaporta me personalitete të ndryshme, kapet shqiptari në Itali,
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është kapur në Itali pasi posedonte dy pasaporta me nacionalitete të ndryshme. I riu, i paidentifikuar nga mediat italiane, kishte dy dokumente, një shqiptare dhe një rumune, me emra të ndryshëm, edhe pse fotoja tregonte të njëjtin person. 

Shqiptari u ndalua për kontroll në via Melucci, ndërsa në çantë iu gjetën dy pasaportat. Kur u kërkua nga policët të jepte shpjegime, burri nuk tha asnjë fjalë. Pas kontrolleve të mëvonëshme, rezultoi se pasaporta rumune ishte e falsifikuar./ rimininews24.it

arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll