Aktualitet

GJL rrëzon rekursin e Metës, lihet në fuqi vendimi i GJKKO për pushimin e hetimit për Dvoranin

Ai e ka akuzuar Dvoranin si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës, kur ai ende mbante detyrën si kreu i KED edhe pasi i kishte mbaruar mandati, me argumentin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.

16 Shtator 2022, 15:46 Nga F.M
GJL rrëzon rekursin e Metës, lihet në fuqi vendimi i GJKKO
Ilir Meta dhe Ardian Dvorani

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pushimin e hetimeve. Një vit më parë, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit rrëzoi kallëzimin e Metës, President i Republikës në atë kohë, duke pranuar kërkesën e SPAK, i cili pas hetimeve që zhvilloi kërkoi pushim akuze e mbyllje të çështjes. 

Kreu i shtetit, Ilir Meta e bëri kallëzimin e tij në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës. Ai e ka akuzuar Dvoranin si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës, kur ai ende mbante detyrën si kreu i KED edhe pasi i kishte mbaruar mandati, me argumentin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.

Meta e akuzonte Dvoranin si ushtar të Partisë Socialiste për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ai deklaronte se Dvorani qëllimisht dërgoi në të njëjtin ditë tek Presidenti dhe Kuvendi dy lista njëherazi për dy vakanca, pa ndjekur radhën e caktuar në Kushtetutë, President-Kuvend-Gjykatë e Lartë. Rrjedhimisht, Presidenti në atë kohë, Ilir Meta nuk e respektoi dot afatin 30 ditor dhe u zgjodh automatikisht Arta Vorpsi.

gjykata e lartë ilir meta ardian dvorani

Sondazh

Poll