Energjia e erës/ 6 kompani fituese në fazën e parë për parqet Eolike, Balluku: Çmim tavan 75 euro/MWH
Belinda Balluku TIRANË- Ankandi për parqet Eolike është iniciative e qeverisë që u hap në korrik të vitit 2021...
Taulant Balla tha se do të vijojë bashkëpunimi i ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë detaje nga takimi prej 6 orësh që ka zhvilluar me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Në rrjetet e tij sociale, Balla tha se do të vijojë bashkëpunimi i ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Po ashtu, socialisti shtoi se Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë.
"Gjithmonë të frytshme takimet me Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi të zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, luftës kundër terrorizmit si dhe në qasjen e përbashkët mbrojtëse dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike. Jemi mirënjohës SHBA-ve dhe Ambasadës në Tiranë për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve që i kanë dhënë Shqipërisë në mënyrë të veçantë gjatë hartimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi si dhe në ngritjen e forcimin e kapaciteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë. Kujtoj se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në dhjetor 2019 një Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, duke i’u referuar pikërisht këtyre kërcënimeve dhe duke u kërkuar institucioneve marrjen e të gjitha masave mbrojtëse dhe parandaluese,"-tha Taulant Balla.
Belinda Balluku TIRANË- Ankandi për parqet Eolike është iniciative e qeverisë që u hap në korrik të vitit 2021...
Flamuri shqiptar dhe flamuri i Bashkimit Europian TIRANË- Parlamenti shqiptar ratifikoi marrëveshjen e BE-së për shtatë vitet e ar...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se ai është dhe në dijeni të shumë informacioneve t...
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi se ka një ritëm jo të kënaqshëm në ecurinë...
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është personi që ka mb...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama teksa e ak...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar udhëtime të bëra në Teheran nga kryetari i Bashkisë Tiranë,...
Sali Berisha, kryetar TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Prokuroria duhet të marrë në hetim Lulzim Bashën, pasi pë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demoklratike, Sali Berisha ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS dhe portali...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të merret vendim për ngritjen e një auditi s...