Politike

PD po vonohet me protestat dhe primaret, Berisha: Ritmi nuk është në nivelin e duhur, por objektivi nuk ka ndryshuar

Berisha tha se objektivi nuk ka ndryshuar dhe se qeveria do të rrëzohet por shtoi se ndonjëherë gjërat duan kohë.

16 Shtator 2022, 13:03 Nga f.g
PD po vonohet me protestat dhe primaret, Berisha: Ritmi nuk është
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi se ka një ritëm jo të kënaqshëm në ecurinë e organizimit të procesit për primaret dhe protestat në Partinë Demokratike. Berisha tha se objektivi nuk ka ndryshuar dhe se qeveria do të rrëzohet por shtoi se ndonjëherë gjërat duan kohë.

"Ke shumë të drejtë, nëse ritmi nuk është në nivelin e duhur, objektivi nuk ka ndryshuar. Po punohet për legjislacionin partiak të primareve dhe është puna e ritmit, grupi po punon. Sikundër protestat do të vijnë dhe më të fortat që ka njohur Shqipëria. Po punohet për zgjerimin e frontit opozitar por diçka ndonjëherë merr kohë më shumë nga sa e kemi parashikuar. Edi Rama është rrezik i madh kombëtar. Kjo është e vërteta."-tha Berisha. 

sali berisha primaret ne pd

Sondazh

Poll