Politike

Berisha tregon pse Basha duhet hetuar: Për rastin e tij ka fakte, për timin jo. Paratë nuk kaluan në arkën e PD

Berisha foli edhe për sulmin mbi sistemin TIMS dhe tha se shteti u gjet i papërgatitur. 

16 Shtator 2022, 12:22 Nga f.g
Berisha tregon pse Basha duhet hetuar: Për rastin e tij ka fakte, për
Sali Berisha, kryetar

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Prokuroria duhet të marrë në hetim Lulzim Bashën, pasi për të, akuza e ngritur për financim rus në zgjedhje ka disa të dhëna që duhen hetuar. Berisha tha se ndryshe nga rasti i tij, ku Departamenti Amerikan i Shtetit foli pa prova, për Bashën ka të dhëna konkrete. Berisha foli edhe për sulmin mbi sistemin TIMS dhe tha se shteti u gjet i papërgatitur. 

Pyetje: Kush e mori peng Bashën, PS apo organizata të tjera? 

Berisha: Peng i Edi Ramës. Unë ia kisha thënë që drejtësia vonon por nuk harron. I kisha thënë Lulzim, kudo të shkosh ti, para teje shkojnë dosjet e tua. Nuk jam profet, por këto ia kam thënë para jush dhe normal që këto janë gjëra të tjera dhe sot i ka Edi Rama në dorë. Bëhet një agresion kombëtar dhe nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Pyetje: Cili është dallimi?

Berisha: Në rastin tim është gjer tani është një vendim si në materie, pa fakte dhe argumente, ju jeni dëshmitarë. Në rastin e Lulzim Bashës, flitet me emra, për Biniattën në Skoci. I ka të gjitha, dhe nuk bëhet hetim se është Edi Rama. Shkoi ndonjë prokuror në SHBA për të marrë në pyetje Nick Muzin? Asnjë. Cili prokuror? Thirrën Ristanin dhe çfarë rezultoi? Asgjë  s'kishte hyrë dhe dalë nga arka e partisë. Atëherë nga dolën 500 mijë dollarë. Kryetari e di dhe u mor peng nga Edi Rama. I ke zbatuar rregullat e transaksioneve? Sepse këtu nuk ka sqaruar asgjë, në arkë nuk i ka kaluar, në bankë jo. Nga mbinë ato para? Ranë nga qielli? Nuk ka asnjë krahasim mes tyre. I them sesa herë kam ftuar SPAK e stërSPAK të hetojë çdo gjë, kam thënë se jam gati të votoj ligjin e parashkrimit për çdo ministër dhe deputet, që çdo ministër ta dijë që nuk ka parashkrim. Grupet ruse përditë me atë punë merren por bëjnë përshesh ato sisteme që gjejnë. TIMS nuk hyn dot me e-Albania, aty hyn kur rekruton një agjent. Mos u çudit që këta që kanë marrë 200 milionë, të kenë bërë çdo lloj marrëzie në gjoja sigurinë e sistemeve tona. TIMS është sistem i mbyllur. S'ka punë me E-albania, shtet kashte. 

sali berisha financimi rus lobimi rus i pd lulzim basha

Sondazh

Poll