Politike

Lobimi rus/ A do të përjashtohet Basha nga PD? Berisha: Ai ka marrë çdo hard-disk me vete, kërkuam audit të plotë

Berisha u shpreh se Basha ka ikur nga zyra por ai ka marrë me vete çoo gjë duke përfshirë dhe hard-disqet.

16 Shtator 2022, 12:35 Nga F.M
Lobimi rus/ A do të përjashtohet Basha nga PD? Berisha: Ai ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të merret vendim për ngritjen e një auditi sa i takon akuzave për financime ruse në këtë parti, gjatë kohës që drejtohej nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Berisha u shpreh se Basha ka ikur nga zyra por ai ka marrë me vete çoo gjë duke përfshirë dhe hard-disqet.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Deklaruat që do të ketë një komision auditi me këtë çështje. A duhet të mblidhen forumet e PD-së dhe të marrin një vendim për Lulzim Bashën, ndoshta edhe ta përjashtojnë? Pasi një vit më parë ju keni deklaruar që ka qenë një vendim individual i zotit Basha kundrejt teje pa pasur asnjë provë, ndërsa sot keni një artikull të Zërit të Amerikës ku del diçka në pah.

Sali Berisha: Tani do të jem i hapur me ju. Vendimi për një audit do të merret dhe është shumë i drejtë. Por sërish do t’ju informoj këtu, që Lulzim Basha ka marrë çdo gjë me vete. Ka marrë hard disqet, ka marrë gjithçka. Kjo është e vërteta. Por partia duhet ta krijojë atë, detyrimisht. Dhe mbi bazën e hetimit. Se një qëndrim mendoj unë të dënueshëm ka mbajt Edi Rama me ndërhyrjet e tij në mbylljen e dosjeve. Unë e kam denoncuar këtë. Unë e kam quajtur përpara jush me qindra herë Lulzim Bashën peng. Dhe besoj se kjo u faktua. Demokratët që mbështetën Sali Berishën duhet të ndihen krenarë për vendimin e tyre historik. Sepse shpëtuan. Imagjinoni ju çdo të ishte sot në krye të Partisë Demokratike një njeri si Lulzim Basha. Se çfarë drame e madhe për opozitën dhe kombin do të ishte ajo.

sali berisha

Sondazh

Poll