Politike

Energjia e erës/ 6 kompani fituese në fazën e parë për parqet Eolike, Balluku: Çmim tavan 75 euro/MWH

Balluku shtoi se do t'i kërkojnë kompanive që kanë eksperiencë në fushën e prodhimit energjetik nga burime të rinovueshme që të përfundojnë sa më shpejt punën. Ndër të tjera theksoi se në fazën e fytë do të nisë vlerësimi i ofertës financiare. Gjithashtu theksoi se është vënë tavan për ofertën financiare që është 75 euro MëH.

16 Shtator 2022, 14:38 Nga e.k
Energjia e erës/ 6 kompani fituese në fazën e parë për
Belinda Balluku

TIRANË- Ankandi për parqet Eolike është iniciative e qeverisë që u hap në korrik të vitit 2021 dhe u mbyll në qershor të vitit 2022. Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën me dije se në fazën e parë janë fituese 6 kompani për investimet në energjinë e gjelbër si parqet eolike që do të jenë të parat në Shqipëri që prodhojnë shumën totale nga 100-150 megavat/orë.

Balluku shtoi se do t'i kërkojnë kompanive që kanë eksperiencë në fushën e prodhimit energjetik nga burime të rinovueshme që të përfundojnë sa më shpejt punën. Ndër të tjera theksoi se në fazën e fytë do të nisë vlerësimi i ofertës financiare. Gjithashtu theksoi se është vënë tavan për ofertën financiare që është 75 euro MWH.

"Këto do jenë parqet e para në Shqipëri. Shuma totale e prodhimit do te jetë 150 megavat orë. Do të kërkojmë nga kompanitë që të përfundojnë sa më shpejt punën. Nuk e dinim që do të kishte një krizë energjie kur ne e kemi nisur punën për parqet. Në fazën e parë, ku morën pjesë 17 kompani kryesisht ndërkombëtare, ne kemi arritur në një numër prej 6 kompanish që do të vlerësojmë kushtet financiare që do të bëhet live. Pra nga faza e parë për kushtet teknike janë fitues 6 kompani të huaja e një konsorcium shqiptar. Janë kompani franceze, gjermane, turke, dhe shqiptare. Kemi vendosur një tavan, që do të jetë 75 euro për megavat orë. Ofertat duhet të jetë më pak se ky tavan. Duke qenë se çmimet janë të paparashikueshme në tregjet e huaja. Ky do jetë përfitim për ne për lidhjen e kontratës me çmimim maksimal deri në 75 euro",tha Balluku.

Zv.kryeministrja u ndal dhe tek humbjet në rrjetin energjetik për shkak të lidhjeve të paligjshme ku bëri me dije se task forca për kontrollin e lidhjeve të paligjshme do të nisë më 1 tetor dhe targeti do të jetë të ulë me 15% konsumin mujor të energjisë.

"Jemi në 20% humbje energjie, ne synojmë ta ulim në 16%. Jemi në kohë krize dhe nuk duhet lejuar lidhja e paligjshme, prandaj task forca do të jetë në çdo vend. Por task forca do nisë nga institucionet. Nëpër institucione do të ketë administrator energjie për të mbikqyrur eficencën e energjisë elektrike në institucion. Targeti qe do i vendosim çdo institucioni nëpërmjet një Akti normativ është që të ulin me 15% konsumin mujor të energjisë. Çmimet e ndërtimet e konfiskuara do jetë mbi një koeficient të rëndësishëm. Nëse e para blejnë ndërtimin nuk do jetë me çmimin që deklarohet pasi ka informalitet por do ketë një koeficient që do vendoset për metër katror. Nuk mund të blihet metri katror në qendër 1700 euro, sepse ne e dimë që çmimi i tregut nuk është aq", tha Balluku.

Projekt pilot i qeverisë për 2 mijë familje është instalimi i paneleve diellore në pallate në mënyrë që të përdorin për ngrohje uji. Qeveria do t'i mbulojë 70% të kostos nëse ato vendosin të blejnë panele diellore. Sipas ministres, kjo sjell ulje të konsumit energjetik me 20-30%. Në 1 tetor do të nisë gara për ofruesit e impianteve diellore ndërsa nga 1 nëntori do të nisë aplikimi i qytetarëve në portalin elektronik.  

belinda balluku

Sondazh

Poll