Politike

Berisha: Agaçi kërcënoi prokurorët e dosjes ruse

Berisha tha se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi kërcënoi drejtësinë. 

16 Shtator 2022, 12:52 Nga f.g
Berisha: Agaçi kërcënoi prokurorët e dosjes ruse
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është personi që ka mbyllur hetimin e dosjes së financimit rus në PD në kohë që partia drejtohej nga Lulzim Basha. Berisha tha se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi kërcënoi drejtësinë. 

"Ju lutem merrni deklaratat e mia, denoncova Ramën për mbylljen e dosjes ruse. Ai e mbylli dhe se çau kokën, kujt i interesonte kjo. Bashës i interesonte sqarimi, por Rama e mbylli e kishte në dorë. Agaçi kërcënoi gjyqtarët dhe prokurorët dhe nuk e çoi në gjykatë të Lartë. Ky është problem i madh, jo i vogël."-tha Berisha. 

 

sali berisha lobimi rus i pd

Sondazh

Poll