Politike

Berisha: Veliaj udhëtonte vazhdimisht në Teheran, e kishte si vend pelegrinazhi, njëherë e shoqëroi dhe Rama

Ai shtoi se ekziston mundësia që në njërin prej udhëtimeve ta ketë shoqëruar edhe kryeministri Edi Rama, por për këtë gjë nuk është i siguritë. 

16 Shtator 2022, 12:45 Nga F.M
Berisha: Veliaj udhëtonte vazhdimisht në Teheran, e kishte si vend
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar udhëtime të bëra në Teheran nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se është 100% i bindur se Veliaj ka udhëtuar për pelegrinazh drejt Teheranit. Ai shtoi se ekziston mundësia që në njërin prej udhëtimeve ta ketë shoqëruar edhe kryeministri Edi Rama, por për këtë gjë nuk është i siguritë. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Në takimet që ambasadorja amerikane me përfaqësues të forcave politike ka theksuar rëndësinë e parandalimit në të ardhmen të financimeve ruse. Pra i referohet të ardhmes. A e lexoni këtë si një mesazh për PD e cili insiston në rihetimin e çështjes?

Berisha: Tani, se ka boshllëk ligjor, në dijeninë time nuk ekziston asnjë boshllëk ligjor. Partitë politike nuk mund të financohen kurrë nga vende të huaja jo mike. Por meqë jemi këtu, unë do ju rikujtoj denoncimet e mia të përsëritura të udhëtimeve të përsëritura të Erion Veliajt në Teheran. Po, për të cilat na kanë informuar shërbimet partnere. Nuk merrem unë me bojën që ka për fytyrë ai, unë merrem me udhëtimet, dhe këtë jua kam thënë shqiptarëve në mënyrë të përsëritur si kryeministër.

Ka edhe një udhëtim të mundshëm të Edi Ramës, por ai ka qenë udhëtim në një konferencë, në qoftë se ka qenë, nuk jam i sigurtë. Por për të Erion Velisë është 100% e sigurtë. Dhe këto i kam denoncuar. Erion Veliaj e kishte si vend pelegrinazhi. Një udhëtim është bërë me Edi Ramën, sipas këtyre burimeve, por mund të jetë bërë në kuadër të konferencës së socialistëve. Megjithatë asnjë gjë nuk është çudi tek Edi Rama.

E dëgjuat ju se kujt i kishte kërkuar për t’i kontraktuar firmën. Doli, ajo është një lloter shoot, i thonë asaj. Se asnjëri prej jush nuk e di se çfarë është dëshmuar në jurinë që ishte Top Secret, dëshmitë e bëra në juri s'i di askush. Por emri i tij dilte, emri i tij dilte sikundër del jo me fonde ruse por me fonde ilegale për çfarë janë dënuar dy qytetarë amerikanë për fotografinë që ka bërë me presidentin Obama. Kjo është e njohur, ata janë dënuar, njëri 4 vjet tjetri 5 vjet burg.

sali berisha berisha me gazetaret 16 shtator 2022 erion veliaj edi rama

Sondazh

Poll