Politike

Lobimi rus në PD/ Berisha: Të rihapet dosja Muzin, duam transparencë

Berisha shtoi se një hetim i mirëfillte do të largonte çdo dyshim të lidhjes së PD-së me paratë ruse. 

16 Shtator 2022, 12:29 Nga F.M
Lobimi rus në PD/ Berisha: Të rihapet dosja Muzin, duam
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar hetim të ish-kreut të pD-së Lulzim Basha në lidhje me dosjen e lobimit rus. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se duhet bërë transparencë, pasi PD-ja nuk ka përgjegjësi për një gabim personal të Lulzim Bashës. Berisha shtoi se një hetim i mirëfillte do të largonte çdo dyshim të lidhjes së PD-së me paratë ruse. 

"Rikthimi i kësaj çështje në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare duke iu referuar zyrtareve të lartë amerikan, provon atë që unë kam denoncuar dhjetëra herë, se Basha është mbajtur peng me këtë dosje, dhe se ai duhet të japë urgjentisht përgjigje për origjinën e parave që kanë kaluar nga Binjata tek Nick Muzin. Nga informacionet paraprake që kam, se fondet që Binjata ka dërguar tek Nick Muzin, ashtu edhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë, nuk kanë kaluar asnjë prej tyre, nuk kanë kaluar nga arka e PD-së dhe nuk janë fondet e PD-së. Për këtë arsye përgjegjësia nuk është e Partisë Demokratike, por është individuale e Lulzim Bashës. Natyrisht për aq sa e përfaqësonte ai dhe partia politike nuk ka një përgjegjësi dhe atyre që janë përfshirë për Lulzim Bashën dhe atyre që janë përfshirë në këto transaksione, duke distancuar plotësisht nga kjo aferë kryekëput personale e ish-kryetarit të PD-se. Duke u zotuar se do të ngremë një komision auditi për të bërë transparencën e plotë, çfarë është e mundur nga ne, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh me fondet ruse. Në këtë rast garantojnë shqiptarët dhe parterët e Shqipërisë se PD-ja ka qenë, është dhe do të mbetet parti e interesit kombëtar me vokacion, orientimit eurotlantik të kombit shqiptarë,"- u shpreh Berisha ndër të tjera. 

sali berisha

Sondazh

Poll