U shpall e pafajshme nga GJKKO, Çiftja: Zero koment për SPAK, do ulem ta lexoj dhe njëherë arsyetimin e Gjykatës
Ajo shtoi se uron që SPAK të jetë në lartësinë e asaj për të cilën u krijua, të Reformës në Drejtësi.
TIRANË- Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e cila është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) tha në një prononcim për gazetarët se ky sulm nuk kishte si synim atë vetë, por Reformën në Drejtësi. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Çiftja tha se nuk preferon të bëjë komente. Ajo shtoi se uron që SPAK të jetë në lartësinë e asaj për të cilën u krijua, të Reformës në Drejtësi.
"Shumëkush është shprehur se u përpoqën të dëmtonin reformën në drejtësi dhe procesin e VettinguT, por me vendimin e sotëm gjithçka u mësua, që shpresoj që të publikohet i plotë. Të kuptohet qartë se cila ka qenë historia. Që në fillim kam pasur dy kontrolle dhe asnjëherë probleme me pasurinë. SPAK ka bërë punën, ashtu e ka vlerësuar e paraqitur në gjykim dhe dhënia e drejtësisë është nga gjykata. Nuk dua të bëj koment për SPAK. Dua që SPAK të jetë në objektivin e duhur për të cilin u krijua pasi unë jam vetë pjesë e Reformës në Drejtësi. Unë do të ulem edhe vetë që ta lexoj edhe njëherë arsyetimin e Gjykatës. Nuk kam asnjë koment për rastin tim, uroj ta pasqyroni lajmin e plotë,"- tha Çiftja.
Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Mësohet se vendimi është marrë sot, me mbajtjen e seancës vendmtare për Çiftjan. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) ka kërkuar dënim me 1 vit burg për akuzat që ishin ngritur nga anëtares së KPK-së, por gjyqtari Erion Bani i GJKKO nuk ka gjetur vepër penale.
Sondazh
Shpallet e pafajshme Etleda Çiftja, anëtarja e KPK: Qëllimi i këtij sulmi s'isha unë, por Reforma në Drejtësi
Etleda Çiftja TIRANË- Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është shpallur e pafa...
DOKUMENTI/ Autoritetet italiane e njohin Janinën si pjesë të Shqipërisë
TIRANË- Pretendimet territoriale apo historike vijojnë ende sot të jenë problem për disa vende, sidomos në Ballkan, përsa i...
VIDEO/ Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës
Dyqani me mallra kontrabandë TIRANË- J. Xh., 52 vjeç, pronar i pesë dyqaneve të ndryshme në Tiranë e Durrës ë...
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve! Ulet me 6 lekë çmimi i naftës dhe me 4 i benzinës
TIRANË- Bordi i Transparencës pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ka bërë publike dhe çmimet e reja me të cilat...
Kultivoi drogë mes shkurreve, droni kap parcelën në Kurbin, arrestohet 20-vjeçari (NJOFTIMI)
Foto ilustruese KURBIN- Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi iu gjet përmes kontrollit me dron një sas...
Tragjedia në llixha, flet një tjetër pushuese: Dëgjuam ulërima, por nuk zbritëm, pritëm Urgjencën
Pushuesja ELBASAN- Një tjetër pushuese tregon se miku i 34-vjeçarit Alban Pashollari që ndërroi jetë në llixhat e Elba...
Tragjedia në llixhat e Elbasanit, Policia e Elbasanit: Pësoi arrest kardiak
Ambulanca ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në llixhat e këtij qyt...
VIDEO- Digjet fuoristrada në Yzberisht, zona mbulohet nga tymi
Digjet makina në Tiranë TIRANË- Një fuoristradë ka marrë flakë dhe është djegur në Tiranë. Ngjarja k...
Shqiptarët janë "truri", italianët dhe afrikanët korrierët, shkatërrohet grupi kriminal në itali, mes tyre një grua (EMRAT)
policia italiane ITALI- Shqiptarët janë "truri", italianët dhe afrikanët janë korrierët apo krahët operativë të...
Takimi me Kim/ Kryemadhi: Nuk u fol për Bashën, ambasadorja i kurseu emrat
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se në takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashku...
