Bota

I zunë pritë në vendin e punës, ekzekutohet në një atentat 52-vjeçari grek në Kavalla

52-vjeçari u vra jashtë biznesit ku punonte dhe u gjet i pajetë në tokë nga përgjegjësi i biznesit, i cili u trondit dhe njoftoi policinë.

16 Shtator 2022, 10:13 Nga d.a.
I zunë pritë në vendin e punës, ekzekutohet në një
viktima

GREQI- Një 52–vjeçar, baba i dy fëmijëve është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Chrysoupolis Kavala të Greqisë në rrethana ende të paqarta.

Sipas mediave vendase, 52-vjeçari u vra jashtë biznesit ku punonte dhe u gjet i pajetë në tokë nga përgjegjësi i biznesit, i cili u trondit dhe njoftoi policinë.

Si çdo mëngjes, viktima ka parkuar makinën dhe ka zbritur për të hyrë në biznes, kur persona të panjohur e kanë qëlluar me armë zjarri, ku një nga plumbat e ka kapur në zemër dhe e ka plagosur për vdekje. Gjithçka tregon se bëhet fjalë për një rast vrasjeje, pasi autorët duket se i kanë ditur orët kur 52-vjeçari mbërrinte në punë.

Të gjithë ata që e njihnin viktimën flasin për një familjar të mirë, i cili kujdesej për gruan e tij invalide dhe dy fëmijët e tij. Shumica, siç thonë ata, janë të shokuar nga vrasja brutale e 52-vjeçarit, duke mos kuptuar pse vrasësit e pamëshirshëm i prenë fillin e jetës.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit (ose autorëve) si dhe për zbardhjen e rrethanave në të cilat ndodhi vrasja.

vritet 52-vjeçari ne greqi policia greke

Sondazh

Poll