Bota

"Unë jam gjallë prej Zotit", zëvendëspresidentja argjentinase Kirchner flet pas sulmit të dështuar me armë

Në komentet e saj të para publike që nga sulmi i 1 shtatorit në Buenos Aires, ajo zbuloi gjithashtu se Papa Françesku e telefonoi atë të nesërmen për ta ngushëlluar.

16 Shtator 2022, 10:04 Nga d.a.
"Unë jam gjallë prej Zotit", zëvendëspresidentja
Cristina Fernandez de Kirchner

ARGJENTINË- Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernández de Kirchner, e cila i mbijetoi një atentati pasi arma e një personi të armatosur u bllokua, ka thënë se ajo është gjallë "për shkak të Zotit dhe Virgjëreshës Mari".

Sipas BBC, duke folur në një takim me priftërinjtë dhe murgeshat të enjten, zonja Fernández de Kirchner, 69 vjeç, tha se e ndejn se është gjallë për shkak të Zotit dhe Virgjëreshës Mari.

Kështu që më duket se nëse më duhej të falënderoja Zotin dhe Virgjëreshën, duhej ta bëja i rrethuar nga priftërinjtë”.-tha ajo.

Në komentet e saj të para publike që nga sulmi i 1 shtatorit në Buenos Aires, ajo zbuloi gjithashtu se Papa Françesku e telefonoi atë të nesërmen për ta ngushëlluar për të cilin shprehu dhe mirënjohjen e saj.

"Papa Françesku më thirri shumë herët të nesërmen. Ne po flisnim në telefon dhe ai më tha diçka të tillë: se aktet e urrejtjes, aktet e urrejtjes dhe dhunës, paraprihen gjithmonë nga fjalët dhe foljet e urrejtjes dhe dhunës."- shtoi ajo.

Incidenti ndodhi ndërsa zonja Fernández de Kirchner përshëndetste mbështetësit jashtë shtëpisë së saj. Një turmë e vogël ishte mbledhur për të treguar mbështetjen e saj për zëvendëspresidenten, e cila aktualisht është në gjyq për korrupsion, kur një burrë i drejtoi një pistoletë në kokë. Momenti është kapur në video.

Arma nuk shkrepi, por presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, më vonë tha se ishte mbushur me pesë plumba. Presidenti Fernández e përshkroi atë si "incidentin më të rëndë që nga kthimi i demokracisë" në 1983.

"Cristina është ende gjallë sepse, për disa arsye që ende nuk janë konfirmuar, arma ... nuk shkrepi," tha ai në një fjalim televiziv.

Fernando Sabag Montiel, i cili ka lindur në Brazil, por ka jetuar në Argjentinë që kur ishte fëmijë, u arrestua në vendngjarje pak minuta pas incidentit. E dashura e tij u arrestua disa ditë më vonë. Fernando Sabag Montiel, 35 vjeç dhe e dashura e tij Brenda Uliarte, 23 vjeç, janë akuzuar për tentativë vrasjeje. Ata të dy mohojnë çdo përfshirje.

Hetuesit janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë motivin e sulmit ndaj zonjës Fernandez de Kirchner, një politikane e krahut të majtë, e cila, megjithëse është jashtëzakonisht e popullarizuar me mbështetësit e saj, ka tjetërsuar shumë njerëz gjatë viteve të saj si një nga politikanët më me ndikim të Argjentinës. Përpara se të bëhej nënkryetare në vitin 2019, ajo shërbeu si presidente e Argjentinës nga viti 2007 në 2015 dhe si zonjë e parë nga 2003 në 2007.

cristina fernandez de kirchner brenda uliarte fernando sabag montiel

Sondazh

Poll