Bota

Sveçla tha se "ditë të vështira" e presin Serbinë, Petkoviç: Kërcënim për Vuçiçin por ai nuk trembet

Me anë të një postimi në Twitter Petkoviç tha se Vuçiç nuk i frikësohet "mangupëve" të cilët janë trima vetëm kur kërcënojnë para kamerave. 

16 Shtator 2022, 09:48 Nga d.a.
Sveçla tha se "ditë të vështira" e presin
Petkovic

SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, e ka vlerësuar si kërcënimin më të drejtpërdrejtë drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili i tha se ditë të vështira e presin.

Me anë të njç postimi në Twitter Petkoviç tha se Vuçiç nuk i frikësohet "mangupëve" të cilët janë trima vetëm kur kërcënojnë para kamerave. 

"Ky është kërcënimi më i drejtpërdrejtë që i është drejtuar presidentit Vuçiq deri më tani. Xhelal Sveçla, ne e kuptojmë mirë që ju dëshironi të provokoni konflikte në fund të tetorit kundër serbëve. Por Vuçiç nuk i frikësohet mongoozave që janë trima vetëm kur kërcënojnë në para kamerave. Dialog, jo konflikte!”, shkroi Petkoviç. 

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka quajtur shoviniste deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se po tentohet “t’i merret Kosova, por Serbia nuk do të lejojë t’i merret asnjë copë tokë”. Sveçla tha se mund “të premtojë” ditë të vështira për të meqë në Kosovë stabiliteti veçse po fuqizohet.

petar petkoviç xhelal sveçla dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll