Bota

VD- Italia përfshihet nga moti i keq, 7 të vdekur dhe 3 të zhdukur nga përmbytjet masive në zonën e Marche

Të gjitha viktimat u shënuan në provincën e Ankonës, me katër persona të vrarë në Ostra, një në Trecastelli, një në Barbara dhe një në Bettolelle.

16 Shtator 2022, 08:52 Nga d.a.
VD- Italia përfshihet nga moti i keq, 7 të vdekur dhe 3 të
mot i keq ne itali

ITALI- Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe disa mbeten të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që goditën rajonin lindor të Italisë të enjten, njoftuan autoritetet e mbrojtjes civile.

Sipas Ansa, të gjitha viktimat u shënuan në provincën e Ankonës, me katër persona të vrarë në Ostra, një në Trecastelli, një në Barbara dhe një në Bettolelle.

Disa njerëz, përfshirë një fëmijë, mbeten ende të zhdukur në Barbara herët të premten, sipas raporteve të mediave italiane.

Shefi i mbrojtjes civile Luigi d'Angelo e përshkroi përmbytjen e papritur si "një ngjarje jashtëzakonisht intensive", ndërsa Stefano Stefoni, drejtor rajonal i mbrojtjes civile i tha ANSA se rreth 20 mm shi ranë në dy ose tre orë, gjysma e asaj që bie në një vit në rajon.

Rrugët e fshatit Cantiano u kthyen në lumenj, teksa rrëketë e ujit me baltë morën makinat dhe arritën në katin e parë të shtëpive, me kryebashkiakun që u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë dhe të qëndrojnë brenda.

Përmbytjet, pjesë e një vale stuhish të dhunshme që godasin rajonet në të gjithë Italinë, kanë çuar në mbylljen e shumë shkollave në Le Marche të premten.

mot i keq ne itali 7 viktima nga moti ne itali luigi d\'angelo stefano stefoni

Sondazh

Poll