Bota

Presidenti kinez "shmang" me stil pjesëmarrjen në një darkë me Putin, Erdogan dhe Lukashenkon

Xi po bën vizitën e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë dhe po merr pjesë këtë javë në një konferencë të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, në të cilën Kina dhe Rusia kanë një rol udhëheqës.

16 Shtator 2022, 08:31 Nga d.a.
Presidenti kinez "shmang" me stil pjesëmarrjen në një
Erdogan, Putin, Lukashenko

UZBEKISTAN- Presidenti kinez Xi Jinping nuk mori pjesë në një darkë me liderët e 11 vendeve që po marrin pjesë në një konferencë rajonale të sigurisë, në përputhje me politikën e delegacionit kinez për COVID-19, tha një burim i qeverisë uzbekistaneze.

Xi po bën vizitën e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë dhe po merr pjesë këtë javë në një konferencë të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, në të cilën Kina dhe Rusia kanë një rol udhëheqës. Kjo konferencë mbahet në qytetin Samarkand, Uzbekistan.

Megjithatë, ai ka munguar në fotot "e gruput" të publikuara mbrëmë vonë, kur në darkë morën pjesë liderët e vendeve të samitit, përfshirë presidentët e Rusisë Vladimir Putin dhe Erdoganin e Turqisë.

Një burim i qeverisë uzbeke konfirmoi mungesën e Xi dhe tha se delegacioni kinez citoi politikën e tij për COVID-19 për të justifikuar mungesën e Presidentit në takim.

Në Pekin, ministria e jashtme e Kinës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Xi, 69 vjeç, do të sigurojë një mandat të tretë presidencial në një Kongres të Partisë Komuniste Kineze që fillon muajin e ardhshëm.

xi jinping samiti i uzbekistanit takimi putin-erdogan

Sondazh

Poll