Bota

U kërcënua nga deputetja serbe pas debatit për Kosovën, Kamberi: Veprim i koordinuar me Vuçiçin

Kamberi ka thënë se e gjithë kjo deklaratë e deputetes ishte e koordinuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç me të cilin pati një përplasje në seancën e para dy ditëve.

16 Shtator 2022, 09:40 Nga d.a.
U kërcënua nga deputetja serbe pas debatit për Kosovën,
Kamberi

SERBI- Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar nga deputetja e Partisë Socialiste, Snezhana Paunoviç, gjatë një debati të zhvilluar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Paunoviç ka thënë se nëse ata kanë gabuar njëherë me lirimin e Albin Kurtit nga burgu ata duhet të arrestojnë Shaip Kamberin ose ta dëbojnë atë nga Serbia.

Në Klan Kosova, Kamberi ka thënë se e gjithë kjo deklaratë e deputetes ishte e koordinuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç me të cilin pati një përplasje në seancën e para dy ditëve.

Në Serbi nuk dëshirojnë të dëgjojnë asnjë të vërtetë rreth Kosovës. Ndoshta tentohet që përmes deklarimeve të tilla ta bëjnë frikësimin tim”. Unë nuk di se deri ku janë në gjende të shkojnë, megjithatë është ligji për kuvendin i cili i garanton secilit deputet që ta shprehë bindjen e tij të lirë. Unë kam thënë ato që kam thënë dhe unë do të vazhdojë njësoj – të shohim se deri ku janë në gjendje të shkojnë”.- tha Kamberi. 

Ai shton se në Serbi ekziston një opozitë e përçarë dhe një pjesë e saj i shërben Vuçiçit për mbulimin e deklaratave të tij.

Serbia është katandisur keq me një opozitë të tillë. Sot gjithçka është e kontrolluar nga Vuçiç. Ai në replikën e tij tha se nuk guxon askush të kërcënojë, mirëpo të nesërmen deputetja Paunoviç jep një deklaratë fashiste dhe ai ende nuk ka reaguar, gjithçka flet për koordinim, për të më dhënë mua një mesazh dhe për ta paraqitur atë si të moderuar. Vuçiç u mundua që përmes parlamentit t’i përçojë një mesazh komunitetit ndërkombëtar: se po humbet durimi dhe se mos na bëni trusni”.-përfundoi Kamberi.

Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes' në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

shaip kamberi parlamenti serb snezhana paunoviç

Sondazh

Poll