Politike

Kryemadhi: Jam e bindur! Lobimi rus na solli tek djegia e mandateve

Monika Kryemadhi foli gjithashtu për takimin e sotëm me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, tha se kjo e fundit kishte porositur të bëhej kujdes me financimet ruse.

15 Shtator 2022, 22:44 Nga k.m.
Kryemadhi: Jam e bindur! Lobimi rus na solli tek djegia e mandateve
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se është e bindur që djegia e mandateve dhe braktisja e zgjedhjeve lokale nga opozita ishin si pasojë e lobimit rus në vendin tonë. Gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion”, Kryemadhi se lobimet dhe paratë ruse kanën ndikuar në djegien e mandateve të opozitës dhe në mosmarrjen e saj në zgjedhje.

Kryemadhi foli gjithashtu për takimin e sotëm me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, tha se kjo e fundit kishte porositur të bëhej kujdes me financimet ruse.

"Lobimi rus ka nisur që tek djegia e mandateve. Largimi i opozitës nga parlamenti dhe nga zgjedhjet lokale. Djegia e Kavalec pjesë e parave të hedhura për lobim? Nuk e di. Për fatin tonë të keq kam bindjen e plotë që po, mandatet u dogjën prej lobingjeve ruse. Ambasadorja e bëri të qartë dhe ishte shumë e qartë për financimet ruse. Ajo tha që unë jam e autorizuar për deklaratën që ka bërë edhe publike. Ju po thoni që djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhjet lokale, janë produkt i lobimeve ruse ose parave nga rusët. Për fatin e keq kam bindjen që po,"-tha Kryemadhi. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll