Politike

Meta publikon email-in anonim: Falsifikim i pastër, Autoriteti i Dosjeve u përdor nga Rama

Ish-Presidenti i vendit deklaroi se Autoritetin e Dosjeve e ka çuar në Prokurori për falsifikim ndërsa theksoi se ky institucion u përdor nga Edi Rama.

15 Shtator 2022, 22:33 Nga I.A
Meta publikon email-in anonim: Falsifikim i pastër, Autoriteti i Dosjeve u
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, publikoi email-in anonim dhe iu përgjigj edhe njëherë qeverisë e cila e akuzon si ish-sigurims. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv Meta tha se materiali që posedon është autentik ndërsa shtoi se 'Autoriteti i Dosjeve' ka falsifikuar dosjet për të. Ish-Presidenti i vendit deklaroi se Autoritetin e Dosjeve e ka çuar në Prokurori për falsifikim ndërsa theksoi se ky institucion u përdor nga Edi Rama.

"Kanë shtuar pas I.M., Ilir Metaj. Nëse thotë Rama një fjalë, nuk më shqetëson mua, por një institucion. I kam çuar në prokurori për falsifikim. S'kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit. nëse gjejnë diçka, mund të më çonin në Prokurori. Ku është katandisur një institucion dhe i përdor Edi Rama," tha Meta.

Meta publikon email-in anonim: Falsifikim i pastër, Autoriteti i Dosjeve u
Emaili

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll