Politike

E FORTË! Sula: Mbrëmë kanë dalur 3 urdhër-arresti për tre biznesmenë. Prokurorisë iu bë presion

Dashnor Sula tha se mbrëmjen e djeshme, Prokuroria e Tiranës ka prerë tre udhër-arreste për tre biznesmenë në Tiranë. Por nuk përmendi emra.

15 Shtator 2022, 19:02 Nga k.m.
E FORTË! Sula: Mbrëmë kanë dalur 3 urdhër-arresti
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvend, duke sfiduar edhe Prokurorinë e Tiranës. Në fjalën e tij, në seancën e sotme, Sula tha se mbrëmjen e djeshme, Prokuroria e Tiranës ka prerë tre udhër-arreste për tre biznesmenë në Tiranë. Por nuk përmendi emra. Megjithatë shtoi se Prokuroria e Tiranës pas presioneve ka tërhequr pas fletë-arrestet.

"Mos fusni fshatarët në burg. Por ju them edhe lajmin e fundit. Mbrëmbë kanë dalur 3 urdhër-arresti për tre biznesmenë. Nuk po ua them emrat, dhe mund t’i merrni vesh dhe t’i kuptoni.  I ka tërhequr mbrapsht. Se i është bërë presion Prokurorisë së Tiranës, që personat të cilët kanë bërë shtesa kati këtu, oligarkë, nuk janë arrestuar. Kjo është e vërteta që ta dini. Le të dalë e ta përgënjeshtrojë Prokuroria e Tiranës. Nuk po ua them emrat, por dhe mund t’i merrni vesh dhe t’i kuptoni,"-tha Dashnor Sula.

Megjithatë për deklaratën e tij, të bërë sot në Kuvend, nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Tiranës. Kjo deklaratë, bëhet në një kohë kur  Qeveria Shqiptare ka nisur një aksion të quajtur “operacioni i konfiskimit”, për bllokimin e të gjithë ndërtimeve dhe katet pa leje në objektet e ndërtuara kohët e fundit në vend. Aksioni ka nisur nga Tirana, ku deri më tani janë konfiskuar dy pallate, ndërsa para drejtësisë është dërguar biznesmeni Pëllumb Salillari. Mbetet për t'u parë nëse mes tre personave që përmendi Sula, është edhe emri i tij. 

dashnor sula prokuroria e tiranes tirane seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll