Aktualitet

Breshëri kallashnikovi ndaj “Tuareg”-ut në Korçë, si shpëtoi shënjestra e atentatit/ E kaluara kriminale (Emri)

24 Shkurt 2019, 21:50 Nga DOSJA
Breshëri kallashnikovi ndaj “Tuareg”-ut në

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Burime për Dosja.al raportojnë se rreth orës 22:00 në lagjen nr. 4,pranë shkollë “Demokracia”, dy persona kanë hapur zjarr drejt një automjeti të parkuar, por pa lënduar njeri.

Njoftimi i policisë 

Më datë 24.02.2019, rreth orës 21:45, në lagjen nr 4, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit në pronësi të shtetasit M.A. mjet i cili ishte i parkuar në rrugë.Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mësohet se brenda automjetit tip Tuareg ku u qëllua me breshëri kallashnikovi nuk ka qenë asnjë person, në momentin që është bërë atentati dhe rrjedhimisht autorët kanë dalë blof. Deri më tani bëhet me dije se pronari i makinës drejt të cilës është qëlluar me breshëri plumbash është një person me precedentë penalë, dhe quhet Mateo Aliko.

Në momentin e atentatit Aliko së bashku me një tjetër person ishin vetëm pak metra larg automjetit. Policia ka shoqëruar të riun së bashku me personin që ishte me të për ta marrë në pyetje.

Kush është Mateo Aliko?

Mateo Aliko, 29 vjeç, banues në Korçë ka vetëm pak muaj që ka dalë nga burgu ku ishte dënuar me 7 vite, për grabitje me pasojë plagosje. Ngjarja ndodhi në vitin 2008 në një pikë kazinoje që ndodhej në segmentin Dishnicë-Korçë.

Mateos Aliko së bashku me Gentian Kostën dhe Markel Bushon të armatosur grabitën 800 mijë lekë. Të maskuar ata u futën në pikën e kazinosë për të vjedhur por lanë të plagosur tre persona. Atentati i mbrëmjes së sotme mendohet të jetë një hakmarrje për plagosjet e vitit 2008.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne korce blof bresheri kallashnikovi lagjia demokracia tuareg atentat ne korce blof bresheri kallashnikovi lagjia demokracia tuareg

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2019, 21:03

Mësoni si negociohet me Edi Ramën

Në dhjetor të vitit 2018, në revistën “Monitor” u publikua një intervistë e Luca Nam, përfaqësues i Yura Corporation, kompania koreanojugore që merret me prodhi...