
Përditësuar:
Gjirokastër-Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga të dyshuarin për vrasjen e shtetasit Sokol Rama. Burime për Dosja.al shprehen se bëhet fjalë për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij Roland Milo, banues në Miçan, Përmet.
Milo u arrestua në banesën e të motrës, në Vaqarr, Tiranë, pas një operacioni të komisariatit të policisë së Gjirokastrës. Ai ishte në kërkim nga polcia që në datën 8 shkurt pasi dyshohej se kishte dijeni për zhdukjen e Ramës.
Sokol Ramaj, 33 vjeç u gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij në zonën e quajtur “Përroi i Thellë”, në Këlcyrë. Ramaj rezultonte i zhdukur që prej 6 shkurtit të këtij viti dhe njihet si një person me precedent të mëparshëm penalë. (Lexo këtu)
(f.m/dosja.al)