Politike

VD- Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Gjesti u prit me humor në sallë, ndërsa Sula nguli këmbë se kishte për qëllim që të përcillte mesazhin e tij për "çunat e Londrës". 

15 Shtator 2022, 18:51 Nga k.m.
VD- Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka bërë shpërndarë para në Kuvend. Dhe jo lekë shqiptare, por paund britanikë si një shenjë protestë për marrëveshjen që po nënshkruhet me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për emigrantat.

"Po iu jap paund. Ja po i jap edhe qeverisë paund. Unë shfaqje po bëj, as po shaj, as po ofendoj njeri,"-tha Sula në fjalën e tij, ndërsa la letrat e printuara kudo në Foltore por edhe në vendin ku ulet kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij. Gjesti u prit me humor në sallë, ndërsa Sula nguli këmbë se kishte për qëllim që të përcillte mesazhin e tij për "çunat e Londrës". 

dashnor sula seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll