Politike

Flamur Noka flet me shifra: 20 krerë të bandave krimanele janë në Dubai

Gjatë fjalës në Kuvend Noka u shpreh se mbrojtja më e mirë që i është bërë krimit, ka ndodhur pikërisht në Kuvend.

15 Shtator 2022, 17:58 Nga k.m e.k
Flamur Noka flet me shifra: 20 krerë të bandave krimanele janë
Flamur Noka

TIRANË- Nmuri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi qeverinë se është e kapur nga krimi. Gjatë fjalës në Kuvend Noka u shpreh se mbrojtja më e mirë që i është bërë krimit, ka ndodhur pikërisht në Kuvend.

Ai u ndal dhe tek krimi në vend dhe tek bandat kriminale që sipas tij janë strehuar në Dubai. Noka komentoi dhe shkarkimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledi Nanon për të cilin tha se qeveria e shpalli armik.

Flamur Noka: Në Shqipëri shteti e Ministria e Brendshme është thjeshtë institucion statistikash.
Shefat e komisariateve e drejtorët që këta emërojnë paguhen nga krimi. Rruga e shtetit për ta janë asgjë. Paratë e drogës e krimit janë rrogë për vartësit e ministrit. Mund të presim rend e siguri nga këta në këtë situatë? Avokatët e krimit janë këtu. Mbrojtja më e mirë që i bëhet krimit. I ka ndërruar disa ministra të Brendshëm po a kemi parë edhe një moment që siguria të përmirësohet? Jo, vetëm përkeqësohet. Sepse që nga kryeministri të gjithë janë të kapur për fyti nga krimi e korrupsioni e kur je i kapur shteti e ligji përfundojnë në këtë katandi. Mund të ndodhë diku tjetër që drejtori i policisë të thotë 14 kriminelë në drejtim të paditur sepse operacionet janë dekonspiruar. Janë tradhtuar nga elita dhe nuk merre asnjë masë. Ministri minimalisht do të jepte dorëheqjen nëse do të ishim në Europë. Shpallet Gledis Nano armik sepse tha të vërtetën e linçohet. Punë e palodhur për shpartallimin e policisë në një pikë pa kthim. Afatet 100 ditëshe i kemi dëgjuar sa herë e vë kryeministrin krimi përpara. Janë bërë si barcaletë. Kjo është pasqyra. bëni sa marrëveshje të doni, ka vetëm një marrëveshje, ajo me qytetarët për të sjellë një qeveri dinjitoze me zero tolerancë ndaj krimit.

flamur noka

Sondazh

Poll