Sport

Chelsea, Koulibaly në stol dhe Sterling që zëvendësohet, fillojnë kritikat e para për trajnerin Potter: "Të gjithë e pamë çfarë ndodhi"

Debutimi në krye të Chelsea-t nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar Graham Potter. Në ndeshjen e parë ekipi i tij nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Salzburg, dhe ndaj tani kanë filluar kritikat e para.

15 Shtator 2022, 19:11 Nga DOSJA

Chelsea, Koulibaly në stol dhe Sterling që zëvendësohet,

ANGLI- Debutimi në krye të Chelsea-t nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar Graham Potter. Në ndeshjen e parë ekipi i tij nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Salzburg, dhe ndaj tani kanë filluar kritikat e para. Tuchel aplikonte një lojë me skemën 3-4-3, ndërsa Potter në fakt ka kaluar në një 4-2-3-1 dhe lojtarët ende nuk janë ambjentuar.

Ndër surprizat e formacionit ishte se Koulibaly qëndroi në stol për 90 minuta, duke formuar qendrën e mbrojtjes me Thiago Silva dhe Cesar Azpilicueta. Tekniku i ri më pas u mbështet te Hakim Ziyech, lojtari ishte pranë largimit në verë, ndërsa ajo që u diskutua ishte zëvendësimi i Raheem Sterling me Christian Pulisic.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt nuk e fshehu zhgënjimin e tij me një shprehje mjaft emblematike dhe madje Thierry Henry, analist për CBS Sports, e kritikoi vendimin e Potter: “Të gjithë e vumë re reagimin e Sterling, nuk e di pse e zëvendësoi Potter. Ai shënoi dhe mund ta bënte sërish, mendoj se do të duhet ta sqarojnë”.

"Për mundësitë që krijuam ishte turp që nuk fituam. Me trajnerin e ri po luaj në një rol tjetër, por kam besim se me kalimin e kohës gjithçka do të shkojë në vend", deklaroi vetë Sterling në fund të ndeshjes. Ndërsa Potter nuk e fshehu zhgënimin për golin e pësuar: "Nuk është e mundur të kontrollohet loja për 90 minuta, barazimi është një rezultat që nuk na kënaq.”

E.Ç (Dosja.al)

chelsea potter

Sondazh

Poll

Sport 15 Shtator 2022, 16:51

Portugalia thërret Cristiano Ronaldon...

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, Joao Felix dhe Rúben Dias janë ndër 26 të thirrurit nga Portugalia për ndeshjet e Nations Leagu...