Sport

Milani hodhi poshtë milionat e Chelseas për Leãon: "Ai e di pse duhet të qëndrojë te ne"

“Chelsea nuk ka paraqitur një propozim zyrtar, por jo formalisht, ne e refuzuam atë”, është shprehur menaxheri kuqezi

15 Shtator 2022, 14:24 Nga DOSJA

Milani hodhi poshtë milionat e Chelseas për Leãon: "Ai e

ITALI - Milani konfirmoi zërat, se Chelsea kishte ofruar 80 milionë euro për kalimin e Rafael Leão në radhët e ‘bluve’ të Londrës, por se klubi italian nuk donte të hiqte dorë nga sulmuesi portugez.

“Chelsea nuk ka paraqitur një propozim zyrtar, por jo formalisht, ne e refuzuam atë”, është shprehur menaxheri kuqezi, duke folur për ‘Sport Mediaset’.

Paolo Maldini u shpreh gjithashtu, se Milani po përpiqet të rinovojnë kontratën me sulmuesin: “Ka qenë një proces muajt e fundit. Rafael Leão e di se për t'u bërë më i fortë se sa është tani, ai duhet të qëndrojë me ne”.

Sulmuesi portugez ka një kontratë deri në vitin 2024 me kuqezinjtë e Milanit dhe një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro.

Milani hodhi poshtë milionat e Chelseas për Leãon: "Ai e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll