Sport

Hakimi pro-Palestinës, në Izrael e presin me armiqësi, lojtari i PSG sfidon tifozët me një gjest (video)

Achraf Hakimi e dinte se nuk do të pritej mirë në Izrael dhe nuk ishte i befasuar nga fërshëllimat dhe ofendimet e tifozëve të Haifës në ndeshjen e Champions League mes Maccabit dhe PSG

15 Shtator 2022, 13:18 Nga DOSJA

Hakimi pro-Palestinës, në Izrael e presin me armiqësi, lojtari i

IZRAEL- Achraf Hakimi e dinte se nuk do të pritej mirë në Izrael dhe nuk ishte i befasuar nga fërshëllimat dhe ofendimet e tifozëve të Haifës në ndeshjen e Champions League mes Maccabit dhe PSG, shkak është se ai ka treguar solidaritet me çështjen palestineze në më shumë se një rast.

23-vjeçari hyri në fushë në minutën e 86’. Me hyrje e tij në fushë, në vend të Mukiele, lojtari maroken preku veshin si kundërpërgjigje ndaj fërshëllimave të forta të tifozëve vendas, pasi e dinte se cila do të ishte mikëpritja.

Futbollisti maroken është një mbështetës i vendosur i kauzës palestineze dhe vitin e kaluar tregoi mbështetjen e tij në Tëitter kur banorët e lagjes Sheikh Jarrah u dëbuan nga qeveria izraelite. Ky qëndrim nuk u vlerësua në Izrael dhe tifozët reaguan në mënyrën e tyre.

E.Ç (Dosja.al)

hakimi psg izrael

Sondazh

Poll