Sport

Rivaliteti në Glasgow, përpos aspektit sportiv, është edhe politik: Rangers i bën homazhe Mbretëreshës, te Celtic tallen…

Në Varshavë, për të tallur më tej monarkinë, u shfaq edhe një pankartë tjetër: “Na vjen keq për humbjen tënde, Michael Fagan”. Referenca është për njeriun, që arriti të hyjë në Pallatin Buckingham për të folur me Mbretëreshën

15 Shtator 2022, 15:06 Nga DOSJA

Rivaliteti në Glasgow, përpos aspektit sportiv, është edhe

SKOCI - Rivaliteti historik mes Celtic dhe Rangers, pati një kapitull të ri gjatë ndeshjeve të Champions League të luajtura dje. 

Ndërkohë që në Glasgou, ku do të luante Rangers po përgatitej koreografia mbresëlënëse në homazh të mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq të enjten e kaluar, në Varshavë, tifozët bardhejeshil të Celtic, treguan një pankartë që nuk lë vend për interpretim:

"Fuck the Crown", përkthimi nuk është i nevojshëm. Por jo vetëm kaq: për të tallur më tej monarkinë, u shfaq edhe një pankartë tjetër: “Na vjen keq për humbjen tënde, Michael Fagan”. 

Referenca është për njeriun, që në vitin 1982 arriti të hyjë në Pallatin Buckingham për të folur me Mbretëreshën, duke shmangur mbikëqyrjen e rojeve të pallatit.

Rivaliteti në Glasgow, përpos aspektit sportiv, është edhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll